Zemaj ia lë “fajin” Qeverisë Kurti për këtë çështje

Aktuale

Zemaj ia lë “fajin” Qeverisë Kurti për këtë çështje

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 10:50
Armend Zemaj sot ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi për menaxhimin situatës së pandemisë

(E plotësuar) - Në kohën kur kemi rritje të rasteve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi për menaxhimin situatës së pandemisë.

Raportimi u bë në një ambient tejet të ngushtë e me shumë njerëz ku nuk respektohej distanca fizike, për çka kritika adresoi drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ramadani: Kjo sallë nuk i plotëson kushtet të mbahen mbledhja

“Në fund nuk ka kohë sepse ky vend nuk i plotëson kushtet me u mbajt mbledhja janë pa maska njerëzit mbi 15 kemi shkuar, vetëm 15 minuta ka të drejtë...As distanca nuk është në rregull”, u shpreh Ramadani.

Derisa i tregoi të gjitha masat që janë marrë me qëllim të menaxhimit të pandemisë COVID19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij tha se shtimi i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit po ndodh si pasojë e lirimit të masave që janë vendime që i takojnë ish-qeverisë.

Zemaj teksa ka folur për masat që u lehtësuan deklaroi se deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës në bazë të të cilit do vendosen masa për pikat kufitare.

Zemaj: Shtimi i rasteve si pasojë e lirimit të masave, sidomos pas 1 qershorit

“Që me marrjen e mandatit po ballafaqohemi me një rritje të rasteve pozitiv me COVID19, që është rezultat apo edhe pasojë e lirimit të masave proces ky që ka filluar që nga hapja e fazës më 4 maj për të vazhduar me fazën e dytë të hapjes më 18 maj dhe sidomos pas fazës së tretë që ka nisur me 1 qershor e cila fazë ka nisur bazuar në vendimin e ish qeverisë së Kosovës të sjella më 31 maj...17’33 U vendos që deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës në bazë të cilit vlerësim do të merren masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Kosovë”, tha ai.

Zemaj foli edhe për manuali për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, me ç’rast tha se duke parë shtimin e rasteve të prekurve me virus janë rikthyer kapacitet spitalore në Klinikën e Pulmologjisë, Demos dhe mjekësisë sportive, si dhe është hapur konkurs për rekrutimin e 200 personelëve mjekësorë.

Lidhur me Ligjin për pandeminë COVID-19, ministri i Shëndetësisë tha se kjo do të bëhet përmes një ndryshim plotësimi të ligjit për sëmundjet ngjitëse.

Kreu i shëndetësisë kosovare tha se furnizimi me pajisje mbrojtëse është stabil dhe se rreth 4 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i MSh-së për menaxhimin e pandemisë. Ai tha se janë duke punuar që t’i fusin në përdorim edhe testet serologjike.

Zemaj: Do të punoj edhe për përdorimin e testeve serologjike në masë të madhe

“Qeveria ka paralajmëruar se do të punoj edhe për përdorimin e testeve serologjike në masë të madhe në mënyrë që popullsia e përgjithshme në zonat e ndryshme të vendit të vlerësohet për gjendjen e infeksionit aktiv njëherë për të konstatuar gjendjen e imunitetit përmes pranisë së antitrupave specifik. Në këtë aspekt në kuadër të grantit të projektit të shëndetësisë kosovare përmes Bankës Botërore është planifikuar blerja e testeve serologjike sipas kërkesës së IKSHP-së krahas materialeve dhe pajisjeve tjera, nga ky grant që ka vlerën rreth 2 milionë dollarë amerikan”, tha ai.

Raportimi i ministritë të Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk kaloi pa përplasje.

Debati u nxeh atëherë kur filluan pyetjet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i cili tha se i duket e çuditshme se si në këtë kohë kur kemi shtim të rasteve ka lehtësim të masave kufizuese.

Madje Uka e pyeti edhe për deklarimet kontradiktore në mes të kryeministrit Avdullah Hoti i cili më 12 qershor pas numrit të madh të rasteve pozitive me COVID-19 nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të masave, dhe të kundërtën e saj e tha më pas dy ditë më vonë ministri i Shëndetësisë.

Uka: Kemi vërejtur deklarime kontradiktore në mes të deklarimeve të Hotit dhe juve

“A mund të na tregoni se a keni komunikimi me zotërinë Avdullah Hoti mudn të tingëllojë pyetja interesante por ne që e përcjellim me shumë shqetësim kemi vërejtur një kontradikt të çuditshme në mes të deklaratave tuaj dhe zotërinë Hoti”, tha ai.

Zemaj ishte përgatitur për këtë përgjigje të pyetjes së Ukws pasi që me vete kishte marr edhe disa fotografi të tubimit të 12 qershor të Lëvizjes Vetëvendosje ku u grumbulluan qindra qytetarw. Sipas tij ky ka qenë shkaku që kryeministri Avdullah Hoti ka qenë i shqetësuar.

Ai madje tha se do të bëjë çmos që mos t’i rikthejë masat pasi kjo sipas tij është puna më e lehtë, por që ky veprim e dëmton ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

Zemaj: Do bëjë çmos që mos të rikthehen masat

“Do të bëjë çmos që me gjithë angazhimin e që ka ministria e Shëndetësisë edhe krejt kapacitetet që i ka mbikëqyrëse Republika e Kosovës që të mos ketë rikthim të masave, masat rikthimi në izolim do ta shkatërroj Kosovën, qytetarët e Kosovës dhe ekonominë, inetegjencë, shëndetin. Për një ministër të Shëndetësisë nuk ka më lehtë se sot ta adresoj një vendim për izolim edhe për mbyllje të qytetarëve të vendit është vendimi më i lehtë që mund t’i rikthej masat edhe kontrolla do jetë më e lehtë ......01’02’17 Zotëri Avdullah Hoti ka qenë i shqetësuar ne datën 12 qershor a e dinë për çka ka qenë i shqetësuar shikoje është tmerruar është tmerruar nga këto pamje kur ka parë mija qytetar që keni mbledhur edhe i keni ekspozuar ndaj rrezikut ndaj pandemisë.. Ne i kemi pa ngjyra... qe po ua ilustroj...Këta filma të juaj tek unë nuk shiten”, deklaroi Zemaj.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj tha se si pasojë e shtimit të testimeve dhe mos respektimit të masave javën e fundit kemi shtim të rasteve me COVID19 në Kosovë.

Ajo tha se manuali për parandalimin dhe luftimin e COVID19 është voluminoz, dhe se ky manual do ishte më i pranueshëm të ishte vetëm në një lloj broshure.

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi kërkoi që të krijohet ligji i përkohshëm për luftimin e COVID19.

Reshitaj: Kemi shtim të rasteve për shkak të neglizhimit të masave

“Ditëve të fundit përkundër masave në fuqi po mungon në masë të madhe respektimi në përpikëri i masave të rekomanduara nga IKSHP e që janë të rekomanduara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për luftim dhe menaxhim të situatës...Numri i rasteve në javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejt e neglizhimit të masave, por besojmë që këtu ka ndikuar edhe rritja e numrit të testimeve”, tha ajo.

Anëtari i Komisioni nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli kërkoi të di se si po monitorohen qytetarët që kanë dal pozitiv me COVID19, me qëllim që ata të pengohen që mos të dalin jashtë vetëizolimit.

Për këtë i pari i shëndetësisë kosovare tha se nga Këshilli Prokurorial, Gjyqësor dhe Policia kanë kërkuar që të jenë më vigjilent, por që sipas tij me numrin e policisë që ka Kosova është e pamundur që të mbahet nën kontroll çdo person i infektuar.

Vetëm mbrëmë në Republikën e Kosovës pozitiv me COVID19 kanë rezultuar 83 raste. 

****

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka i cili adresoi shumë pyetje karshi ministrit Zemaj. Ai kërkoi të di për deklarimet kontradiktore në mes të Zemaj dhe kryeministrit, Avdullah Hoti për kthim të masave pas shtimit të rasteve.

Zemaj tha se do të bëjë çmos që mos të kemi rikthim të masave sepse kthimi i masave do e shkatërronte Kosovën ekonominë dhe qytetarët.

Lidhur me deklarata kontradiktore në mes të Hotit dhe Zemaj për lirim të masave ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se shqetësimi ka ardhur pas tubimi të 12 qershor nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se është mirë që po i dëgjojnë deklarata e kryeministrit Hotit, sepse do të mësojnë shumë deputeti Uka dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Madje Zemaj i prezantoi edhe disa fotografi të tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor, e më pas dhe anëtarët e këtij komisioni nga radhët e LVV-së i paraqiti disa fotografi ku shihej Avdullah Hoti.

Zemaj paralajmëron testim serologjik për mbrojtje nga pandemia Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Ai tha se pas hapjes së masave sidomos të atyre nga 1 qershorit ka një shtim drastik të rasteve me Covid19. Derisa i ka shpalosur të gjitha masat lehtësuese që kanë ndodhur, ai tha as pas shtimit të rasteve janë rikthyer kapacitet në klinikën e pulmologjisë, dermos, dhe mjekësisë sportive.

Sipas tij deri tani ka furnizim stabil me pajisje mbrojtëse nga MSh dhe se deri më tani kanë shpenzuar mbi 4 milionë euro për menaxhimin e pandemisë Covid.

Ai tha se do të punohet edhe për testet serologjike me qëllim që të përcaktohet imuniteti i popullit.

Dhe përmes Bankës Botërore është paraparë edhe blerja e testeve serologjike me një grant prej 2 milionë dollarësh.

Albena Reshitaj, kryesuese e këtij komisioni tha se në javët e fundit ka shtim të numrit të rasteve për shkak të neglizhëncës së masave si dhe shtimit të testimeve.

Sipas saj manuali i publikuar nga kjo ministri për Covid 19 është voluminoz dhe prandaj sipas saj më mirë do të ishte një broshurë.

***

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj ka theksuar vendimet e reja kanë qenë obligative, duke e parë sipas tij, situatën me rritjen e rasteve me Covid 19.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19, IKSHPK na ka rekomanduar si Ministri të Shëndetësisë, që institucionet publike dhe private obligohen të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike, apo nga shtëpitë e tyre (në mënyrë) online, në funksion të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin në fuqi, që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet publike dhe private obligohen të shtojnë kontrollet të bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka theksuar se me marrjen e mandatit, ai është përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë që sipas tij, është rezultat i lehtësimit të masave nga ish Qeveria Kurti.

“Lufta me koronavirusin ka qenë një nga prioritetet kryesore. Faza e tretë e lehtësimit të masave, ka nisur duke u bazuar në vendimin e ish Qeverisë së Kosovës, që kishte të bënte me hapjen e gjashtë pikave kufitare, heqja e masave të vetizolimit për ata që nuk kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë”.

Gjithashtu, ministri Zemaj ka shtuar se të gjitha institucionet obligohen që t’i përmbahen manualit të Ministrisë dhe Inspektoratet përkatëse të mbikëqyrin respektimin e këtij vendimi.

“MSH ka hartuar manualin për mbrojtje nga COVID-19. Ky manual specifikon detajet për mënyrën e punës në çdo veprimtari. Manuali do të përditësohet në vazhdimësi dhe paraqet një përmbledhje të udhëzimeve të profesionistëve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat