Reshitaj, kërkon ligj të përkohshëm kundër Covid-19

Aktuale

Reshitaj, kërkon ligj të përkohshëm kundër Covid-19

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:06
Albena Reshitaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është duke raportuar para Komisionit për Shëndetësi në lidhje me situatën pandemike në vend.

erisa po shtohet rasteët e të infektuarëve dhe  nuk pritet që kjo situatë të tejkalohet lehtë, kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj ka kërkuar që  të krijohet një ligj i vecantë, e i cili do të ishte i përkohshëm kundër Covid-19.

“Ne si deputetë kërkojmë të ketë një ligj të ri për luftimin e Covid-19. Me këtë ligj të përkohshëm do të menaxhohej më mirë situata, si dhe do të funksionalizohej ndihma për rimëkëmbje ekonomike, prandaj presim edhe ndihëm tuaj e cila do të ndikonte edhe në menaxhimin p më të mirë të kësaj situate”, tha Reshitaj.

E përgjigja e Zemajt ishte që të lihen të bëjnë punën e tyre, në kohën kur ende nuk kanë mbushur dy javë të plota të punës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat