Deputeti i VV-së përplasët ashpër me Armend Zemaj - Bota Sot
Deputeti i VV-së përplasët ashpër me Armend Zemaj

Aktuale

Deputeti i VV-së përplasët ashpër me Armend Zemaj

Nga: A. J Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:32
Armend Zemaj ne Komision

Armend Zemaj harron se ka shkuar në komision për të raportuar, derisa aty ka filluar përplasja e tij me deputetin e VV-së: Filmat e juve te unë nuk shiten.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.

Zemaj ka theksuar vendimet e reja kanë qenë obligative, duke e parë sipas tij, situatën me rritjen e rasteve me Covid 19.

Gjatë raportimit ai ka pasur disa përplasje me deputetët e VV-së, Fitim Uka i cili e ka akuzuar për keqmenaxhim. Zemaj i ka paraqitur para tyre fotot e protestës së 12 qershorit duke thënë se aty u rrezikua jeta e qytetarëve

“Avdullah Hoti ka qenë i shqetësuar më 12 qershor, a e din për çka ka qenë i shqetësuar? Kshyre, është tmerru nga këto pamje kur pa mijëra qytetarë që i keni mbledhë dhe ekspozu në rrezik. Edhe Qeveria e Kosovës, edhe deputetët edhe qytetarët, këta filma të juve te unë nuk shiten”, u shpreh ai para komisionit.

“E nderuar kryetare na lejoni ta bëjmë punën tonë, unë dhe MSH-ja shumë shpejt do të ju drejtohemi me koncept-dokumentin dhe me strategjinë e të cilit do të përdorim për luftimin e COVID-19”, është shprehur Zemaj.

Deputeti, Fitim Uka, ka folur edhe për deklaratat e kryeministrit, Avdullah Hoti, për kthim të masave, nëse shifrat do të rriteshin. Zemaj duke i treguar Ukës fotografi të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, të organizuar me 12 qershor, ka thënë se kryeministri Hoti ka qenë i shqetësuar për shkak të atyre fotografive. Uka i është kundërpërgjigjur, Zemajt, duke i treguar fotografi të ndryshme të anëtarëve të Qeverisë e LDK-së në takime të ndryshme, ku gjithashtu nuk është respektuar distanca fizike.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat