Vuçiqi tha se jemi të kryqëzuar me dëshirave edhe realitetit – do të kemi kujdes për Kosovën dhe interesat tona - Bota Sot
Vuçiqi tha se jemi të kryqëzuar me dëshirave edhe realitetit – do të kemi kujdes për Kosovën dhe interesat tona

Aktuale

Vuçiqi tha se jemi të kryqëzuar me dëshirave edhe realitetit – do të kemi kujdes për Kosovën dhe interesat tona

Nga: F. B. Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:32
Aleksander Vuçiq

Pak minuta para fillimit të heshtjes zgjedhore presidenti Vuçiq duke iu drejtuar opinionit ku i ftoj në votime theksoi “se jemi të kryqëzuar me dëshirave edhe realitetit – por do të kemi kujdes për Kosovën dhe interesat tona”, ndërkohë që premtoi rritje standardi, vende pune edhe paga më të larta, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe qytetarët për mbështetjen, ndërkohë që paralajmëroi vazhdim të zhvillimit dhe forcim të vendit.

Vuçiq ftoi qytetarët që të vazhdojnë të kenë kujdes për masat e mbrojtjes dhe ruajtjes së shëndetit publik ndonëse virusi po shënon dobësim.

Lavrov më ka thënë gjëra shqetësuese

 “Edhe këtu në emision shoh se të gjithë mbajnë maska, do të sigurohen mjetet dhe pajisjet mbrojtëse për qytetarët. Jeta nuk guxon të ndalet sikur se duhet edhe të dilet në zgjedhje” tha ai.

 Lidhur me vizitën e ministrit rus Lavrov dhe çështjen e Kosovës presidenti Vuçiq sipas “Alo” tha : “populli ynë kupton mirë çfarë po ndodhë. Jemi të kryqëzuar mes dëshirave dhe realitetit. Nuk erdha që të gënjej njerëzit. Ka një realitet dhe ajo që do të donim ne. Do të luftojë për Kosovën. Lavrov më ka thënë të dhëna shqetësuese”.

 “Në Vidovdan gjithçka shihet dhe do të shihni atë të njihet Kosova. Kot shpreson dhe Hoti edhe tjerët. Nga njohja nuk ka asgjë” tha Vuçiq

 Presidenti Vuçiq veprimet e veta politike i ka krahasuar me lojën në shah: “Duhet të keni kujdes për gjithçka, Të ruani të gjitha figurat dhe jo vetëm krahun mbretëror. Po kemi kujdes me investimet dhe ekonominë, do kemi kujdes për Kosovën dhe interesat tona.

 Serbia sipas tij ka ndryshuar, qytetarët janë më të pjekur politikisht, kam takuar shumë të rinj që përpiqen e nuk vajtojnë. Dikur vetëm kemi vajtuar si sport popullor. Tash populli ka optimizëm edhe ambicie, janë të sigurt në shtetin  e tyre dhe të gatshëm të luftojnë për Serbinë u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat