Kryeministri Avdullah Hoti, ka përkujtuar vdekjen e ish nënkryetares së LDK-së Nekibe Kelmendi, ai ka shkruar duke thënë se është i paçmueshëm kontributi që ka dhënë Kelmendi në luftën tonë për liri.
"Sot bëhen nëntë vjet nga shkruarja në amshim e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi", theksoi Hoti në një postim në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot bëhen nëntë vjet nga shkuarja në amshim e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Është i paçmueshëm kontributi që ka dhënë zonja Kelmendi në luftën tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.
Duke e nderuar kujtimin e znj. Nekibe Kelmendi, ne e nderojmë edhe sakrificën e familjes së saj.
Zoti e bekoftë Nekibe Klemendin dhe familjen e saj!