​Reçica takoi përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë, flasin për mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

Aktuale

​Reçica takoi përfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë, flasin për mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:38
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka diskutuar për harmonizimin e veprimeve në funksion të mbështetjes së prioriteteve të MPMS-së, veçmas në rrethanat e tanishme të pandemisë.

Ministri Reçica e ka falënderuar znj. Suokko për gjithë kontributin që UNDP i ka dhënë MPMS-së dhe në përgjithësi Kosovës, përmes projekteve të rëndësishme, veçmas në rritjen e mundësive për përfshirjen e të rinjve në punësim.

Në fund të takimit, ministri Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në projekte të radhës, me fokus mbështetjen e sektorit privat, i cili është ndër më të dëmtuarit pas përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat