Pasi Grenell tha se nuk ka shkëmbim territoresh, Rugova ka një kërkesë për Albinin dhe Vjosën

Aktuale

Pasi Grenell tha se nuk ka shkëmbim territoresh, Rugova ka një kërkesë për Albinin dhe Vjosën

Nga: G.B Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:43
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë që tani kur Grenell deklaroi se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, do të ishte mirë që tandemi Albini dhe Vjosa t’ia shpjegojnë popullin pse e provokuan atë krizë politike në vend, në mes të pandemisë dhe pse i rrezikuan marrëdhëniet tona me aleatin tonë kryesor, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet të kenë turp [ër deklarimet për thika mbi harta e tregtarë territoresh, duke u krijuar stres njerëzve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tani që Grenell doli në Fox Neës dhe e deklasoi idenë e shkëmbimit territorial si diçka që nuk është politikë e Presidentit Trump, do të ishte mirë që tandemi Albini dhe Vjosa t'ia shpjegojnë popullit të Kosovës pse e provokuan gjithë atë krizë politike në vend, në mes të pandemisë, dhe pse i rrezikuan marrëdhëniet tona me aleatin tonë kryesor?

Shteti nuk udhëhiqet me ego dhe teori konspiracioni!

Thikat mbi hartë, tregtarë teritorësh, tradhtarë e deklarime të ngjashme, thuajse Kosova ishte në tragun e plaçkave! Duhet të keni turp për ankthet dhe stresin që ua keni krijuar njerëzve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat