Reagon Imer Mushkolaj pasi Qeveria ka lejuar të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

Aktuale

Reagon Imer Mushkolaj pasi Qeveria ka lejuar të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:42
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar për shkak se Qeveria e Kosovës ka lejuar që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë.

Këtë të diele do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, e për këtë Mushkolaj thotë se, pikërisht për shkak të pandemisë janë shty zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën veriore.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës veriore nuk po rrezikohen nga virusi me votu për zgjedhjet parlamentare serbe por rrezikohen të votojnë për kryetar të komunës sipas ligjeve të Kosovës.

“Për shkak të pandemisë janë shty zgjedhjet e parakohshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut. Por, qeveria ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë këtë të diel. Dmth. qytetarët e Mitrovicës së Veriut nuk rrezikohen nga virusi me votu në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, por ka rrezik të infektohen me votu për kryetarin e komunës sipas ligjeve të Kosovës”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat