Mbi 200 raste aktive me koronavirus në kryeqytet, sot u testuan 80 persona

Aktuale

Mbi 200 raste aktive me koronavirus në kryeqytet, sot u testuan 80 persona

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Prishtinës i janë shtuar mbrëmë 14 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive në këtë komunë të shkojë në 219. Detaje rreth gjendjes së të infektuarve dhe testimeve që janë kryer sot ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi.

Gashi i ka thënë për media se sot janë testuar 80 persona nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Sipas tij, gjendja e të infektuarve është stabile, më përjashtim të personave që rezultuan pozitiv mbrëmë.

“Sot janë testuar 80 qytetetarë. Gjendja e të testuarve pozitiv është stabile, me përjashtim të rasteve të fundit që një pjesë e tyre kanë simptoma. Raste aktive në Prishtinë i kemi 219”, ka thënë Gashi .

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, me COVID-19 janë konfirmuar 83 raste. Rastet pozitive janë nga Vushtrria, Prishtina, Gjilani, Peja, Mitrovica, Dragashi, Mamusha, Prizreni, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Skenderaj.

Përveç për rastet e reja pozitive, Instituti Kombëtar i Shëndetit Pubklik ka njoftuar edhe për shërimin e pesë pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri deri tani ka arritur në 1 mijë e 916 raste. Prej tyre, 973 pacientë janë shëruar, derisa janë regjistruar edhe 34 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat