​Ministri Abrashi takon përfaqësuesit e OAK

Aktuale

​Ministri Abrashi takon përfaqësuesit e OAK

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:22
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni.

Në këtë takim njoftues, ministri Abrashi dëgjoi kërkesat dhe propozimet e OAK.

Sipas një komunikate të ministrisë, Abrashi u zotua se do të rrisë bashkëpunimin me OAK-un për të adresuar dhe zgjidhur çështjet të cilat janë brengë e palëve të përfaqësuara nga kjo odë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat