Tomë Gashi publikon videon ku Kadri Veseli thotë Astrit Dehari është vra... Ja çfarë kërkon avokati nga Veseli dhe...

Aktuale

Tomë Gashi publikon videon ku Kadri Veseli thotë Astrit Dehari është vra... Ja çfarë kërkon avokati nga Veseli dhe...

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:36
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, i cili është edhe avokat i familjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka mbetur i vdekur në burgun e Prizrenit e që ende nuk dihen rrethanat e kësaj vdekje, ka publikuar një video të kreut të PDK-së, Kadri Veselit derisa ka folur për vdekjen e Deharit.

Tomë Gashi në postimin e tij, thotë se Veseli dy herë tha publikisht se Astriti është vrarë në burgun e Prizrenit.

Avokati Gashi kërkon nga Prokuroria Speciale që ta ftojnë Veselin për të dëshmuar për deklaratat e tij të bëra publike në një emision televiziv.

Sipas Gashit, Kadri Veseli po deklarohet haptas se din shumë për vrasjen e Deharit.

Postimi i plotë:

Z. Kadri Veseli se paku dy here publikisht eshte deklaruar se Astrit Dehari eshte vrare ne Burgun e Prizrenit!

Cka po i mungon Prokurorit te Prokurorise Speciale Z. Afrim Shefkiu qe nuk e fton per te deshmuar lidhur me te gjitha ato informata qe i din Z. Veseli dhe e cili haptas deklarohet se din shume per vrasjen e Astrit Deharit !?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat