Pacolli e mirëpret vendimin që fokusi i takimit Kosovë-Serbi është ekonomia

Aktuale

Pacolli e mirëpret vendimin që fokusi i takimit Kosovë-Serbi është ekonomia

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:38
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka mirëpritur vendimin që fokusi i takimit Kosovë-Serbi në Washington do të jetë ekonomia, dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

Ai thotë që është i kënaqur që aleati më i madh i Kosovës, SHBA-të, kanë marrë një një qasje pragmatike për të adresuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo një qasje populiste dhe politike që kanë lënë shumë probleme në ekonominë tonë për dekada të tëra.

Pacolli përmend edhe rëndësinë e këtij procesi. “Për më tepër, se sa serioz dhe i rëndësishëm është ky proces, treguon edhe sekretari Pompeo sot në letrën e tij drejtuar Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, i Dërguari Presidencial Amerikan, Richard Grenell theksoi zgjidhjet ekonomike si çelësin për të adresuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Që prej më shumë se 10 vitesh unë kam folur për perspektivën ekonomike që t’i jepet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes heqjes së barrierave ekonomike dhe tregtare midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo siguron prosperitet ekonomik, vende të reja të punës dhe stabilizimin e rrugëve tregtare, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin.

Unë jam i kënaqur që aleati më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara, kanë marrë një qasje pragmatike për të adresuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo një qasje populiste dhe politike që kanë lënë shumë probleme në ekonominë tonë për dekada të tëra. Standarti jetësor i njerëzve, lëvizja e lirë, ambienti i sigurtë i jetesës janë kërkesat e qytetarëve dhe ky është pikërisht qëllimi i ndërmjetësimit të SHBA-ve.

Për më tepër, se sa serioz dhe i rëndësishëm është ky proces, treguon edhe sekretari Pompeo sot në letrën e tij drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Ky është një shans i rrallë, të cilin asesi nuk duhet ta shpërdoron askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat