Inspektorati i Punës e kthen në punë sekretarin e KEK-ut që u shkarkua nga Qeveria Kurti

Aktuale

Inspektorati i Punës e kthen në punë sekretarin e KEK-ut që u shkarkua nga Qeveria Kurti

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:46
Lulzim Zeqiri

Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka kthyer në detyrë sekretarin e ndërmarrjes, Lulzim Zeqiri, i cili u shkarkua nga Bordi i Përkohshëm i drejtorëvë të KEK-ut.

Zeqiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ankesa e tij për këtë vendim në Inspektoratin e Punës, është kthyer pozitivisht.

“Me i shkelë ligjet, duke u thirrë në to, përveç që është vepër penale është edhe e turpshme! Këtë e dëshmojë pikërisht Inspektorati i Punës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës thuhet se anulohet vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KEK dhe kërkohet rishikimi i vendimit dhe kthimi në vendin e punës të Lulzim Zeqiri në pozitën e tij të mëparshme.

Ditë më parë, Inspektorati i Punës i ktheu në pozitën nga ku u shkarkuan edhe kryeshefin e KEK-ut, Njazi Thaçin, kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefin, kryeshefin e Trepçës, Basri Ibrahimin si dhe kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat