Albulena Haxhiu paralajmëron: Pazari Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë, duhet t’i ndalim

Aktuale

Albulena Haxhiu paralajmëron: Pazari Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë, duhet t’i ndalim

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 19:25
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se rreziku i shkëmbimit të territoreve ende nuk ka kaluar.

Sipas saj, duhet angazhim maksimal për t’i ndalur projektet e tyre të rrezikshme.

Postimi i saj i plotë:

Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s'besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t'i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme.

Po të mos ishte gjithë kundërshtimi ynë dhe i qytetarëve në protestën e 29 shtatorit " Një popull s'i nënshtrohet një njeriu" dhe jo vetëm, tashmë do t'i vuanim pasojat e asaj marrëveshje!

Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat