Mërgimtarë, mos e humbisni njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, ja detajet që duhet t’i dini të gjithë...

Aktuale

Mërgimtarë, mos e humbisni njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, ja detajet që duhet t’i dini të gjithë...

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2020 Në ora: 19:27
Sllovenia

Ambasada e Kosovës në Slloveni përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka treguar detajet më të reja për shqiptarët që jetojnë dhe kalojnë nëpër Slloveni.

Pas vendimit të qeverisë Sllovene që të gjithë shqiptarët e Kosovës që shkojnë në Slloveni duhet të futen në karantinë prej 14 ditësh, Ambasada e Kosovës ka njoftuar edhe për procedurat e tjera që duhet ndërmarrë para se të niseni për Slloveni.

Ambasada e Kosovës tregon se të gjithë ata që kalojnë transit nëpër Slloveni duhet që brenda 12 orësh ta lëshojnë territorin slloven.

Për më shumë, lexojeni njoftimin e plotë:

Qeveria e Republikës së Sllovenisë̈ ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit, i cili ka hyrë në fuqi më 19 Qershor 2020.

Qeveria Sllovene, ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit, në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë̈ se të gjithë̈ ata që vijnë̈ nga Kosova nuk mund të hyjnë̈ në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14 ditore.

Ndërsa, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë̈ të lëshohet brenda 12 orësh.

Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtarë të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat