Thaçi: Kosova e Shqipëria me një koordinim më të mirë mund të tërheqin më shumë turistë

Aktuale

Thaçi: Kosova e Shqipëria me një koordinim më të mirë mund të tërheqin më shumë turistë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 21:14
Thaçi: Kosova e Shqipëria me një koordinim më të mirë mund të tërheqin më shumë turistë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Shqipëria e Kosovës kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

Thaçi ka takuar sot ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi sot biseduam për turizmin në Kosovë e Shqipëri.

“Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat