Matoshi: Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, ndërsa Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”

Aktuale

Matoshi: Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, ndërsa Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 21:15
Halil Matoshi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 30 janar të vitit 2019 kishte folur në telefon me Këshilltarin për Siguri Nacionale të Presidentit Trump, John Bolton, me të cilin e kishte sqaruar çështjen e shkëmbimit të territoreve, kështu ka thënë në një deklaratë Këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi.

Ai u shpreh se “Ramush Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, ndërsa Albin Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”, vetëm për ta rritë mbështetjen popullore kinse si mbrojtës i Kosovës; shtetësinë, rendin kushtetues dhe simbolik të së cilës kurrë nuk e bëri hesap…”

“Po pse e ringjalli Albin Kurti këtë ide, me të  cilën, e rriti mbështetjen popullore, por i dëmtoi rëndë marrëdhëniet me Amerikën, marrëdhënie që populli i Kosovës i shihte si të bekuara e të përhershme!?”

“Të paraqitej Kosova si jo bashkëpunuese me Perëndimin dhe penguese e shtytjes përpara të nismave amerikane, këtë e synonte Rusia me “luftën hibride” për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, (që tashmë tre vjet është e pandalshme duke nisë në Maqedoni, pastaj Mal të Zi) pra pashmangshëm edhe në Kosovë”.

“Pse Qeveria Kurti nuk e tha të vërtetën, që e kumtoi disa herë pararëndësi i tij, Haradinaj se kjo ide që ai e delegjitimoi me tarifën 100%, përfundimisht u shua me shkarkimin e Bolton-it, në shtator, 2019 kur Haradinaj ishte ende Kryeministër në detyrë!?”.

Postimi i plotë:

Analizë politike

E vërteta gjithmonë ngadhnjen!
I thoni popullit pse e gënjyet?

Ramush Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, ndërsa Albin Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”, vetëm për ta rritë mbështetjën popullore kinse si mbrojtës i Kosovës; shtetësinë, rendin kushtetues dhe simbolik të së cilës kurrë nuk e bëri hesapë...

Emisari Special i Presidentit të ShBA-së Donald Trump, Richard Grenell e zbardhi enigmën rreth këmbimit të territoreve.
Realisht tha diçka që Ramush Haradinaj e vë në spikamë që më shumë se dy vjet!
Haradinaj ka folë në telefon me, atëherë Këshilltarin për Siguri Nacionale të Presidentit Trump, John Bolton, më 30 janar 2019 dhe âsht sqaru çështja e “këmbimit të territoreve” dhe që atëherë, kjo ide e ka tfillu shtegun e vet të vdekjes.
Një bisedë korrekte, nga e cila shihej ashiqare se Bolton kishte marrë sinjale të gabuara nga njerëzit e gabuar po me influencë në politikat e Ballkan, mbi të cilat ai e kishte ndërtuar një qasje poashtu të gabuar politike, për ndërrimin e eventual të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj që në nëntor 2018 i tha TV Klan Kosovës se zgjidhja që presupozonte korrigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve është e vdekur, sepse kjo presupozonte ndarje e Kosovës. Në BE nuk ka disponim për këtë”- pati thënë ai.
Po pse e ringjalli Albin Kurti këtë ide, me të cilën, e rriti mbështetjën popullore, por i dëmtoi rëndë marrdhëniet me Amerikën, marrdhënie që populli i Kosovës i shihte si të bekuara e të përhershme!?
Të paraqitej Kosova si jo bashkëpunuese me Perëndimin dhe penguese e shtytjes përpara të nismave amerikane, këtë e synonte Rusia me “luftën hibride” për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, (që tashmë tre vjet është e pandalshme duke nisë në Maqedoni, pastaj Mal të Zi) pra pashmangshëm edhe në Kosovë.
Pse Qeveria Kurti nuk e tha të vërtetën, që e kumtoi disa herë pararëndësi i tij, Haradinaj se kjo ide që ai e delegjitimoi me tarifën 100%, përfundimisht u shua me shkarkimin e Bolton-it, në shtator, 2019 kur Haradinaj ishte ende Kryeministër në detyrë!?
“Kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, po i bëjmë bashkë në Shtëpinë e Bardhë të shtunën e ardhshme, për me folë për një lëvizje dhe marrëveshje historike. E megjithatë, unë po luftoj vazhdimisht për me i sqaru thashethemet për shkëmbime të tokës midis tyne. Kjo nuk është politika e Trump, por kur rrëmihnj thellë, të dy palët thonë: “Epo, kjo është ajo që tha John Bolton.”
Kështu që unë po luftoj me të gjitha ato thashetheme që vazhduan, sepse Bolton po ndiqte politikën e tij dhe jo politikën e Presidentit Trump”, tha Richard Grennell në programin televiziv e Laura Ingraham (The Ingraham Angle), në Fox News.
Cili është sot komenti i Albin Kurtit & Co dhe të gjithë atyre që ndiqnin verbëridht politikat e tij pa krye, bazuar në deklaratat e John Bolton, kur dihet se Qeveria Kurti ka ardhë në pushtet një vit pas bisedës telefonike ndërmjet Bolton-it dhe Kryeministrit kosovar Haradinaj dhe gjashtë muaj (3 shkurt, 2020) pas shkarkimit tē tij nga Presidenti Trump, më 10 shtator 2019?
Pse Kurti e terrorizoi për ta mbajtur pushtetin (përkundër humbjës së shumicës në Kuvend) popullin e tij me ‘thika mbi hartën e Kosovës, në Shtëpinë e Bardhë, të verdhë, të kuqe...”?
Kjo histori po zbardhet më shpejt seç kanë pretenduar Kurti dhe “ingjinierët e tij psikologjikë” që vepruan mbi masat deri në injektimin e idesë se kinse Washingtoni dhe Presidenti Trump po duan ta shpërbëjnë shtetin e Kosovës!?
Paçka se Kosova është projekt i ShBA-së dhe shtet sovran i njohur nga 115 kombe të botës!?
A thua, a beson ende “populli i Albinit” në “thikat mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, të verdhë a të kuqe...” dhe përse, propaganda e VV-së, u përqëndrua në konstruktimin e akuzave kinse për shpenzimet e Kabinetit të tij, për t’ia ulë besueshnërinë në publik, që të mbulohej me zhurmë kontributi historik i Haradinajt kundër ndarjës së vendit!?Haradinaj, që nga dita e dorëheqjës (19 korrik, 2019) nuk reshti të përpiqej për të vërtetën. se ndarja e Kosovës do të thoshte luftë e re dhe se Kosova e 17 shkurtit është e panegociueshme!?
Dhe këtë, para fushatës elektorale për zgjedhjet e gjashtë tetorit, 2019 e pati pranuar edhe vet Kurti, porse lufta e paskrupulka për pushtet e bëri të rriste dozat e retorikave populliste deri në fundin e qeverisjës së tij, gjatë së cilës, ai u dëshmua shkatrrues i balancave të brendshme dhe lidhjeve të jashtme të Kosovës, pavarësisht se ai po gëzonte mbështetje të lartë popullore!?
Çfarë ka për t’u thënë sot Kurti, mbështetësve të tij, kur Kosova po e ndjek kursin e normalizimit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat