Gjinovci akuzon Veliun: Prapa ndalimit tim ka motive politike

Aktuale

Gjinovci akuzon Veliun: Prapa ndalimit tim ka motive politike

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 00:07
Rron Gjinovci dhe Agim Veliu

Drejtori i ORCA, Rron Gjinovci, ka thënë se është befasuar me shoqërimin që i ka bërë policia në stacion derisa po ndërmerrte një aksion për të shpërfaqur, sipas tij, plagjiaturën e punimeve shkencore të bërë nga ministri i Arsimit Ramë Likaj.

“Më ka befasuar sepse nuk kishte arsye për shoqërim në polici. Kjo qeveri ka një formë tjetër të sjelljes me protestat dhe kritikat ndaj tyre. Dyshoj se ka motive politike prapa kësaj. Kam pasë mospajtime me ministrin e Brendshëm Agim Veliu dhe tash policia që menaxhohet nga ai është sjellë në mënyrë të çuditshme”, është shprehur Gjinovci.

“Togeri Eshref Beshiri ka qenë mjaftë profesional dhe policët tjerë të jashtëzakonshëm por që kishin urdhra për të zbatuar. Prokuroi u tha se nuk ka asnjë vepër penale. Mundësia tjetër ishte shqiptimi i gjobës për kundërvajtje por policia në njoftimin tonë nuk ka pranuar ta marrë shkresën në mënyrë zyrtare dhe nuk na ka kthyer përgjigje”.

Gjinovci ka thënë se ministri Likaj nuk ka lidhje me shkencën.

“Nga viti 2018 jemi duke e ndjekur këtë çështje. I nxorëm në ekspozitë që t’i shohin qytetarët.

Ramë Likaj e ka shtuar një punim pa bërë analiza, thjeshtë e ka ndërruar emrin. Kanë qenë një grup prej tetë vetash që kanë ricikluar artikuj të njëri tjetrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat