Burri këshilltar i Driton Selmanajt, e fejuara këshilltare e Albulena Haxhiut, vijnë reagimet e para: A nuk kishte njerëz në LDK...

Aktuale

Burri këshilltar i Driton Selmanajt, e fejuara këshilltare e Albulena Haxhiut, vijnë reagimet e para: A nuk kishte njerëz në LDK...

Nga: N. H Më: 20 qershor 2020 Në ora: 11:05
Driton Selmanaj dhe Albulena Haxhiu

Këshilltar Politik i zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, është Ajet Avdullahu. Emërimi i tij në këtë pozitë ndodhi menjëherë më të krijuar Qeveria Hoti.

Ai një gjë të tillë e kishte bërë të ditur në rrjetin social në Facebook.

“Këto ditë i jam bashkuar Kabinetit të Zëvendëskryeministrit z. Driton Selmanaj, si Këshilltar Politik. Përvoja shumëvjeçare në institucione e në anën tjetër dëshira për të kontribuar për vendin më ka bërë të ndërmarr këtë hap të rëndësishëm. Bashkë me Dritonin dhe stafin e kabinetit do të punojmë me shumë përkushtim për vendin tonë, Kosovën. Me respekt”, kishte shkruar Ajet Avdullahu.

Por, për dallim prej tij, e fejuara e tij, Ermirë Januzi, ishte pjesë e kabinetit të ish-ministres Albulena Haxhiu.

Bëhet fjalë për Ermirë Januzi. Kjo e fundit, për sa kohë që ishte pjesë e stafit të Haxhiut, ajo në llogarinë e saj në Facebook, kishte shpërndarë artikuj kundër Qeverisë Hoti, madje, një prej tyre ku kontestohej legjitimiteti i kësaj qeverie.

Por, në rrjetet sociale, sidomos faqe që përkrahin Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë ardhur reagimet e para ndaj këtij lajmi, pra, për emërimin e Avdullahut në pozitën e këshilltarit në stafin e Driton Selmanajt.

Një faqe me emrin “Lidhja Portali”, kishte shkruar se a nuk kishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njerëz të saj për t’u emëruar në këtë pozitë.

Image
 
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat