Nënkryetarja e VV-së ka disa fjalë për Osmanin pas kërkesës për shkarkim

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së ka disa fjalë për Osmanin pas kërkesës për shkarkim

Nga: M.H Më: 20 qershor 2020 Në ora: 16:57
Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Gjatë ditës së sotme kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares e partisë dhe Kryesia.

Në lidhje me këtë tem ka reaguar edhe nënkryetarja e LVV, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një postimi në facebok.

Kollçaku shprehët që Osmani është një person më të sinqertë dhe këmbëngules dhe se parimet e saj bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh.

Postimi i plotë

Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani.
Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët.
Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër.
Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat