Pas propozimit për shkarkimin e Vjosa Osmanit - reagon edhe njeriu që kjo e fundit pati më së shumti përplasje

Aktuale

Pas propozimit për shkarkimin e Vjosa Osmanit - reagon edhe njeriu që kjo e fundit pati më së shumti përplasje

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 18:59
Driton Selmanaj dhe Vjosa Osmani

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka propozuar që Vjosa Osmani të shkarkohet nga posti i nënkryetares së partisë si dhe anëtares së kryesisë. 

Në lidhje me shkarkimin e Osmanit ka pasuri reagime të ndryshme nga anëtarë të partisë.

Por, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka refuzuar të jap ndonjë koment në lidhje me propozimin e Mustafës . Ani pse ky i fundit pati përplasje të shumta me Osmanin, sidomos pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Nuk kam koment, nuk kam koment – atë që e kam pasur krejt e kam thënë”, ka thënë Selmanaj.

Në deklarimet e tij të mëhershme Selmanaj ishte shprehur se nuk mund të jesh pjesë e një partie, ku vazhdimisht i kundërshton vendimet e saj.

“Unë nuk do ta shihja angazhimin politik të askujt dhe mënyrën e kundërshtimeve hapur ndaj vendimeve të partisë kur je anëtar i saj.Nëse nuk i respekton vendimet e partisë, nuk e gjen vetën ti, të shkosh në parti politike dhe në vazhdimësi të mos i respektosh vendimet e partisë, për mendimin tim dhe kulturën politike, kjo nuk i bënë nder askujt”, kishte deklaruar Selmanaj.

Përplasjet mes dyshes nuk kanë qenë të pakta kohëve të fundit. Disa në seancat e mbajtura në Kuvendi e Kosovës, të tjera nga debatet televizive e intervistat e dhënë nëpër media të ndryshme.

Edhe më 14 prill, nënkryetarja e LDK-së nga pozita e kryetares së Kuvendit të Kosovës ishte përplasur me bashkëpartiakun e saj Driton Selmanaj, i cili në atë kohe ishte kryetar i komisionit parlamentar për legjislacion.

Derisa Selamanaj derisa ishte i thirrur për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mocionin procedural të kërkuar nga PDK-ja, filloi të fliste për vendimet e Qeverisë, e Osmani i ka kërkuar që të jap qëndrim vetëm për mocionin.

“Me këto vendime autoritare po i ngjani dikujt tjetër”, ishin fjalët e Selamanajt ndaj Osmanit.

Osmani ia pati ndalur fjalën duke i thënë se nuk toleron atë ta ofendoj.

Pas kësaj Osmani kishte urdhëruar regjinë që t’ia ndërpresë fjalën Selmaniajt

“Nuk ke asnjë të drejt. Nëse flet për diçka tjetër ndalja fjalën. Nëse mendon se të është shkelur ndonjë e drejtë janë procedurat. Më ofenduat pak më herët dhe natyrisht që ta ndalë fjalën. Ofendimet nuk ia lejoj askujt”, kishte deklaruar ajo.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së. Ai në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.

Mustafa, ka thënë se në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat