Quni: Për shkak të kauzave, Kurti është dashur ta mbajë në “shpinë” Veliun dy mandate

Aktuale

Quni: Për shkak të kauzave, Kurti është dashur ta mbajë në “shpinë” Veliun dy mandate

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 23:23
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur për raportet LVV-LDK dhe prishjen e koalicionit.

Quni thotë se personalisht kishte punuar mjaft shumë për t’u ndërtuar koalicioni mes LDK dhe Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se vijat e kuqe nuk duhet të ekzistojnë në skenën politike të Kosovës, tha ai.

Zyrtari i LDK-së thotë se është fakt që kjo parti është solidarizuar me Ministrin e Brendshëm Agim Veliu që u shkarkua nga Kurti pa ndonjë vërejtje apo diskutim paraprak.

“Për LDK-në kjo gjë u konsiderua fyerje dhe përbuzje e dinjitetit të LDK-së nga një formacion i ri politikë në Kosovë”, tha ai në emisionin “Personale”.

Quni thotë se pavarësisht se kryetari Isa Mustafa dha një kohë që Vetëvendosje të reflektojë koalicioni u prishë.

“Po të kisha qenë unë kryeministër në vend të Albin Kurtit edhe po të isha provokuar nga ndonjë autoritet i partisë tjetër, kur kam parasysh kauzën që duhet arritur, unë atë personalitet do ta mbaja në “shpinë” edhe për dy mandate. Nuk e kamë parë të arsyeshme të shkarkohet Agim Veliu për një deklaratë e cila ka qenë në të njëjtën linjë me deklaratën e Kryetarit të LDK-së”, tha ndër të tjera Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat