Albulena Haxhiu tregon se cili ishte “plani” i Qeverisë Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Aktuale

Albulena Haxhiu tregon se cili ishte “plani” i Qeverisë Kurti për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2020 Në ora: 11:12
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj zgjedhjeve të Serbisë që po mbahen në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar se “në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të respektonim atë që është obligim, Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Postimi i plotë:

Në qeverisjen tonë u shtrua si pyetje çështja e zgjedhjeve të Serbisë. Në lidhje me këtë ne ishim të vendosur të respektonim atë që është obligim, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne jemi shtet dhe ashtu do të duhej të silleshim. Kjo hapje e qeverisë ilegale dhe ilegjitime ka cënuar integritetin e vendit.

Por, serbët e Kosovës do të kishin mundësinë që të votojnë vetëm në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Në të dy këto raste, Kosova nuk do të bënte asgjë tjetër, veç asaj që bënë një shtet i pavarur dhe ashtu siç veprohet edhe në vendet tjeta si Kroaci, Slloveni etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat