Kjo është arsyeja pse hoqën dorë nga ndarja e Kosovës

Aktuale

Kjo është arsyeja pse hoqën dorë nga ndarja e Kosovës

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2020 Në ora: 14:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Elezja ka komentuar deklaratat e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se kjo deklarat e tij si vjen si një bombë pas një presioni të ushtruar me muaj ndaj Uashingtonit nga ana e ish kryeministrit Albin Kurti.

“Deklarata e fundit e dërguarit special të Administratës amerikane në bisedimet Kosovë-Serbi, z. Richard Grenell, se ideja për këmbim territoresh ka qenë e ish këshilltarit të presidentit D. Trump për siguri nacionale, z. John Bolton, vjen si një bombë pas një presioni të ushtruar me muaj ndaj Uashingtonit nga ana e ish kryeministrit Albin Kurti, të cilit, siç dihet qëndrimi i tij i fortë kundër vazhdimit të bisedimeve me Serbinë në fund të cilave Kosova do ndahej, i kushtoi me largim nga posti i sapo marrë i kryeministrit të Kosovës!

Kjo, ngase z. Grenell derisa Albin Kurti ishte kryeministër, nuk deklarohej dhe nuk pranonte se ka pasur ide dhe plan për ndarjen e Kosovës, siç e pranoi tash pas formimit të qeverisë “Hoti”, e që flet qartë se Albin Kurti ka qenë pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut me Serbinë sipas kushteve dhe planit “urgjent” të SHBA-ve që mes këtyre dy vendeve të arrihet një marrëveshje para fillimit të zgjedhjeve presidenciale, si një sukses në politikën e jashtme të administratës Trump.

Mbase, dihen mirëfilli lojërat pas shpine të Isa Mustafës dhe H. Thaçit, që me çdo kusht punuan ta largojnë A. Kurtin nga skena politike, siç ishte madje dërgimi i sekserit të tij (IM) në Uashington, pra i Skënder Hysenit si dhe takimi i tij me z. Grenell, ku sipas deklaratës së Hysenit në një TV-emision, ai i paskësh thënë; “se ne (amerikanët) nuk e duam Albin Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës..”, e që dihet se e gjithë çështja ka qenë largimi i ish kryeministrit “Kurti” dhe formimi e një qeverie kukull në krye me Avdullah Hotin e dëgjueshëm dhe zbatues i mirë e urdhrave të shefave të tij!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Elezaj është shprehur se nga deklarata e Grenell rezulton se ka ekzistuar Plani sekret për ndarjen e Kosovës

“Pra, rezulton qartë nga deklarata e z. Grenell, se ka ekzistuar Plani sekret për ndarjen e Kosovës, pikërisht nga John Bolton, i cili njihet si mik i ngushtë i Serbisë dhe A. Vuçiçit, derisa ai ishte në detyrë, por që do ishte shumë më e sinqertë nga z. Grenell sikur këtë fakt ta thoshte para rrëzimit të qeverisë “Kurti”, e jo tani pas formimit të qeverisë “Isa-Hashim”, mbase ky taktizim i tij del të ketë qenë i koordinuar mirë midis tij, H. TH dhe I. Mustafës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Ai deklaratat e Grenell i sheh pozitive pasi që ka treguar saktësisht se plani për ndarjen e Kosovës paska qenë në tavolinën e bisedimeve sekrete në Uashington midis John Boltonit, Vuçiçit dhe Thaçit.

“Sido që të jetë ka bërë shumë mirë që z. Grenell që foli hapur dhe tregoi saktësisht, se plani për ndarjen e Kosovës paska qenë në tavolinën e bisedimeve sekrete në Uashington midis John Boltonit, A. Vuçiçit dhe H. Thaçit, dhe se pas kësaj deklarate të z. Grenell presidentit i Kosovës H. Thaçi, në çdo vend demokratik në botë, do jepte dorëheqje nga posti i presidentit për shkak se në një periudhë të caktuar paska pranuar të bisedojë për rrënimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, pra paska pranuar copëtimin e saj, duke i dhënë Serbisë veriun e Kosovës, që dëshmon po ashtu se Albin Kurti paska pasur shumë të drejt në kundërshtimin e tij të bisedimeve në Uashington, ku do bisedohej për ndarje të Kosovës!

Po ashtu, zbulimi që z. Grenell i ka bërë idesë, pra ekzistimit të skenarit ogurzi për ndryshim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, pra ndarje të saj, i ka demantuar turpshëm H. Thaçin, A. Vuçiçin dhe E. Ramën, por edhe nuncin e tyre Baton Haxhiun, të cilët për dy vite rresht na kanë pasur lodhur duke gënjyer opinionin se me Beogradin zyrtar “kurrë” nuk kanë biseduar rreth ndryshimit të kufijve të Kosovës, dhe, të cilët, sikur dy shtetet tona të kishim gjykata dhe prokurori të pavarura, këta do jepnin përgjegjësi penale për shkelje të kushtetutave si dhe për tradhti kombëtare!”, ka theksuar Elezaj për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka thënë se heqja dorë e administratës amerikane të presidentit Trump nga marrëveshja me Serbinë, në të cilën do përfshihej ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka ndodhur për shkak të presionit diplomatik që ndaj Uashingtonit e ka ushtruar BE-ja

“Unë mendoj, dhe kjo është bindja ime personale, se heqja dorë e administratës amerikane të presidentit Trump nga marrëveshja me Serbinë, në të cilën do përfshihej ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ka ndodhur mu për shkak të presionit diplomatik që ndaj Uashingtonit e ka ushtruar BE-ja dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë, e që njëherë e mirë do ta përfundonte konfliktin shqiptaro-serb në Ballkan, duke e detyruar Serbinë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Z. M. Lajçak, nuk e tha rastësisht në Prishtinë, se “pa pjesëmarrjen e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi nuk do ketë marrëveshje gjithëpërfshirësi, ligjërisht të obligueshme dhe të qëndrueshme e afatgjate midis Kosovës dhe Serbisë..”!?”, ka përfunduar Elezaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat