Ndalohen fluturimet deri më 27 qershor, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për qytetarët

Aktuale

Ndalohen fluturimet deri më 27 qershor, Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për qytetarët

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:13
Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se vazhdon gjendja e njëjtë sa i përket fluturimeve, të cilat janë ndaluar deri më 27 qershor.

Nga Aeroporti është theksuar përmes njoftimit se ka kapacitete të plota për fluturime për ardhje dhe nisje, por se gjithçka varet nga autoritetet shtetërore.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për udhëtarë,

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat