Pas Vjosa Osmanit, kërkohet përjashtimi i Haxhi Avdylit nga LDK – ja nga kush vije kjo kërkesë

Aktuale

Pas Vjosa Osmanit, kërkohet përjashtimi i Haxhi Avdylit nga LDK – ja nga kush vije kjo kërkesë

Nga: N. H Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:44
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbrëmë me 70 vota për, ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së kësaj partie dhe në kryesinë e LDK-së.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që anëtarët e kësaj partie të votojnë për largim të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga këto dy pozita udhëheqëse në LDK.

E, veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar përjashtimin nga partia edhe të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se edhe deputeti Avdyli sikurse Osmani ka abuzuar në mënyrë bizare me vlerat e LDK-së, dhe filozofinë largpamëse të presidentit historik Rugova në orientimin pro-përendimor.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Të përjashtohet nga LDK-ja, edhe "Haxhi-Qamil"- Haxhi Avdyli !

Edhe ky, sikurse edhe Vjosa Osmani, ka abuzuar n'mënyrë bizare me vlerat e LDK-së dhe filozofinë largpamëse të presidentit historik Rugova në orientimin pro-përendimor dhe transatlantik të Kosoves dhe n'veqanti n'raport me SHBA-të dhe lidershipin aktual n'Shtepinë e Bardhë, Presidentin Donald Trump !

Edhe ky sikurse Vjosa Osmani, ka braktisë vlerat euro-përedimore të demokracisë parlamentare dhe ka përqafuar idetë dhe ideologjinë majtiste të ekstremit ë majtë, të mbeshtetura në anarki, ekstremizëm dhe absolutizëm autoristarist që mbeshtet kultin e individit.

Edhe ky sikurse Vjosa Osmani, është në LDK si "mish i egër" dhe marionetë e VV-së dhe e narcisoistit Kurti, i cili sabotoj dhe dëmtoj proceset n'LDK dhe t'LDK-së nga Dega e saj n'Prizren dhe me pas edhe si deputet i saj n'Parlamentin e Kosoves.

"Haxhi Qamil"- Haxhi Avdyli, në kundershtim me zotimet, premtimet dhe Statutin e LDK-së, njësoj sukurse Vjosa Osmani, ka kundershtuar dhe thye në mënyrë abuzive qëndrimet e LDK-së ; të strukturave të LDK-së, të organeve të LDK-së dhe të vetë elektoratit të LDK-së, duke kontrabanduar votën e tyre për kundershtarët politik në momentet kruciale për partinë dhe vendin, sikurse ;

- Në rastin e "dezertimit" nga vija e parë e "frontit" politik me ish partnerin skanadaloz n'qeverisje, VV-në e Kurtit, me rastin e Mocionit të Mosbesimit ndaj Qeverisë autoritariste Kurti !
- Dezertimi dhe sabotimi i votimit të Qeverisë së LDK-së dhe të Kryemnistrit të LDK-së, Dr.Avdullah Hoti !
- Mbeshtetja ekskluzive për kundershtaret politik të LDK-së, dhe kryesisht të LVV-së dhe z.Kurti !

Edhe "Haxhi Qamil"-Haxhi Avdyli, njësoj sikurse edhe Vjosa Osmani, praktikisht në LVV dhe kundër LDK-së, derisa, formalisht n'LDK dhe kundër saj.

Për LDK-në, forumet, strukturën dhe organet e saja, ma mirë me një kundershtarë jashtë, se sa më një argat të huaj mbrënda !

Kur proceset nxjerrin jashtë të panevojshmit dhe të dëmshmit, riciklimi i tyre është i tepërt, andaj t'i mbyllet dera e shpisë të cilën përbuzi vetë, edhe "Haxhi Qamil"-Haxhi Avdylit.

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat