Aeroporti i Prishtinës njofton se deri kur mbeten të mbyllura fluturimet

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës njofton se deri kur mbeten të mbyllura fluturimet

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se trafiku ajror mbetet i ndaluar deri më datën 27 qershor 2020.

Përmes një postimi në Facebook, ANP ka njoftuar se mund të ketë ndryshim në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

“Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”, thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Njoftim për udhëtarë,

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat