Burgu i Sigurisë së Lartë ende me ushtrues detyre të drejtorit

Aktuale

Burgu i Sigurisë së Lartë ende me ushtrues detyre të drejtorit

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 20:41
Burgu i Sigurisë së Lartë

Secili nga punonjësit vazhdon punën normalisht. Në rast nevoje për ndërhyrje, as operacionet ndaj të burgosurve nga njësiti i reagimit të shpejtë nuk ndalen.

Por pozita kyçe në Burgun e Sigurisë së Lartë tash e disa kohë është vakante.

Ky institucioni i nivelit të lartë të sigurisë ka 2 vjet që udhëhiqen nga ushtrues detyre  të Drejtorit.

E situatë e njëjtë është edhe në dy institucione korrektuese. 

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë se ende nuk janë të qarta procedurat e zgjedhjes së këtyre pozitave.

Gjithë kjo situatë duket se ka mbetur peng i aprovimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, e ku do të qartësohen procedurat e zgjedhjes së drejtoreve dhe zëvendësdrejtorëve në institucione korrektuese.

T7 për këtë çështje ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Por, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, juristët e kritikojnë gjithë këtë situatë të krijuar.

Arton Demhasaj, thotë se funksionimi i këtyre institucioneve me ushtrues detyre mund të paraqes probleme.

Demhasaj thotë se ky fenomen është mjaft i përhapur në administratë publike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat