Zgjim Hyseni: Vetëvendosje jo vetëm që largoi njerëz nga partia, por u kërkoi të mos qëndrojnë më në Kosovë

Aktuale

Zgjim Hyseni: Vetëvendosje jo vetëm që largoi njerëz nga partia, por u kërkoi të mos qëndrojnë më në Kosovë

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 23:10
Zgjim Hyseni

Ish-zyrtari i VV-së, Zgjim Hyseni ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të partisë së Kurtit për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, duke thënë se të njëjtën e ka bërë kjo parti, madje sipas tij, VV të larguarve u ka kërkuar edhe të largohen nga Kosova.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hyseni ka përmendur rastin e Aida Dergutit.

“Kujtojeni njëherë Aida Dergutin. Ajo është kryqëzuar e kërcënuar më rëndë sesa Shkëlzen Gashi. Asnjë demokrat nuk doli ta mbrojë sepse e tëra ishte orkestruar në VV. Më pas ia kërkuan dorëzimin e pozitës së Nënkryetares së Kuvendit me arsyetimin se ishte zgjedhur nga radhët e VV. Pse nuk ia kërkojnë Vjosës të njëjtën sot. Edhe Vjosen, VV e propozoi.”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Hysenit në Facebook:

Arber Zaimi, i pabesueshem po te mos e shihja, nga me te neveritshmit pergjate 1 viti linqimesh, sulmesh e insinuatash, sot po thote se Levizja nuk e largoi askend.

Nuk e largove askend, por i shpalle punetore te sherbimeve te huaja, Stanishiqi permendej. Kjo strukture e akuzes eshte karakteristike ne regjimet soc-realiste. Eshte pertej largimit.

U kerkove per nje kohe mos te merren me politike dhe mos te qendrojne ne Kosove. Ky eshte internim, jo thjesht largim.

Kujtojeni njehere Aida Dergutin. Ajo eshte kryqezuar e kercenuar me rende sesa Shkelzen Gashi. Asnje demokrat nuk doli ta mbroje sepse e tera ishte orkestruar ne VV. Me pas ia kerkuan dorezimin e pozites se Nenkryetares se Kuvendit me arsyètimin se ishte zgjedhur nga radhet e VV. Pse nuk ia kerkojne Vjoses te njejten sot. Edhe Vjosen, VV e propozoi.

Zaimi nuk njihet per pune te zellshme, por nuk perton as nuk mungon kurre ne situata te tilla. Ka nxitur e ndersyer shpifjet me idiote, denigrimet me te peshtira. Mund te ve bast se telalli Arber nuk ka punuar qe nga viti 2010 sa ka punuar per ata muaj te problemit.

Se mos keqkuptohem, ne fund fare ai ishte vec sherbetor besnik. Marifetet gatiteshin te Albini ne banese, ky vec porosite mbremjeve i merrte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat