Haradinaj-Stublla: Rezultati i sotëm i unitetit politik, kthesë historike e shqiptarëve të Luginës

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Rezultati i sotëm i unitetit politik, kthesë historike e shqiptarëve të Luginës

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 23:37
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se rezultati i sotëm i unitetit politik, është kthesa historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke vënë në rend të parë interesin kombëtar para atij programor e partiak.

“Mësimi më i mirë për gjithë shqiptarët kudo që jemi, është që kauzat jetike do të kenë epilogun e suksesit, vetëm duke qenë bashkë”

“Përfaqësimi në Parlament, duke qenë bashkë dhe një, do të thotë fuqizim i zërit për të drejtat e shqiptarëve, që në fakt do të duhej të ishin të garantuara me Kushtetutë e Ligj”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat