Deputeti i VV-së do të paraqitet në Gjykatë, flet për padinë e ushtruar ndaj tij

Aktuale

Deputeti i VV-së do të paraqitet në Gjykatë, flet për padinë e ushtruar ndaj tij

Nga: M.H Më: 22 qershor 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e LVV-së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebok ka bërë publike që padisë civile e cila i është bërë nga Mustafë Grainca, këshilltari i Kryetarit Agim Aliu i ka ardhur radha që të paraqitet.

Basha shprehët që Granica vetëm pas kyçjes në PDK ka arritur të bëhët drejtor e këshilltar pasi më herët ai nuk është vrejtur edhe pse po të njejtin në mbledhje nuk e njihte as kryeministri Haradinaj, transmeton “Bota sot”.

Më tej deputeti shprehët që deri të është gjallë do të vazhdoj të mirret me ata kriminel që dëshirojnë të shkatërrojn vendin.

Postimi i plotë

Ende pa u bë një vit, i erdhi radha padisë civile që e ka ushtru kundër meje Mustafë Grainca, këshilltari i Kryetarit Agim Aliu. Miqt e tij në PDK ma kanë thënë se si Mustafë, ky ka mrri m’u ba veq babadimër, mirëpo vetëm pas kyqjes në parti (PDK) ka arrit m’u ba drejtor, zavendësministër, këshilltar, dhe në fund edhe milioner. Kapërcim që as vet s’un e ka kapërdi. Aq i madh kapërcimi sa që as Kryeministri Haradinaj nuk e njihte në mbledhjet e qeverisë. Edhe pse tash m’i pas 83 fëmijë nuk mundesh me ua mbajt mend emrat, e jo zavendësministra hajgarexhi si ky ‘babadimri.’

Një mik më pyeti si ka mundësi që i erdhi radha kaq shpejt lëndës tuaj, kur ka tri vite gati që kam ba padi dhe s’kam marr kurrë asnjë lajm nga Gjykata. Këtë nuk e di, vetëm se e di se, qysh ia kam shkym babadimrit karrierën në politikë, njejtë ka me ia shkym edhe pretendimet në gjykatë.

Përndryshe, sa t’jem gjallë, gjithmonë ka me vazhdu me ua shpif krejt kriminelëve që e shkatrrojnë qytetin. Këtij shehri ia kanë zanë frymën babadimrat me ndërtime me zero kritere, dhe i gjithë qyteti e di që kjo është bë në bashkëpunim me palaço-komunarët që ju shërbejnë babadimrave me ba çkadush në këtë qytet, por jo edhe qytetarëve që hajnë zall e pluhur për çdo ditë t’lume.

Sikur pushteti qëndror, edhe Komuna e Ferizajit është e kapun prej shumë strukturave, dhe ka me u dasht shumë kohë me ç’kap. Komplet “mafia e betonit” është e instalume nëpër zyre e parti, dhe të gjithë punojnë në shërbim të njëri tjetrit, derisa Kryetari vazhdon me dal në foto sikur nuk po ndodh asgjë. Ky qytet nuk fitohet e as nuk manipulohet me marioneta që buzeqeshen në kamera, kurse operojnë në terr pas tyre. Qysh ka ardh dita për Kosovën, njejtë ka me ardh edhe për Ferizajin. Kriminelët nuk kanë me shku nëpër gjykata me ba më padi për shpifje e ofendime, por kanë me shku me dhanë përgjegjësi që ia kanë shpif qytetarëve dhe e kanë ofendu këtë qytet me beton qe 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat