Ymeri: Lajm i mirë që shqiptarët në Luginë janë bashkuar dhe kanë fituar 3 deputetë.

Aktuale

Ymeri: Lajm i mirë që shqiptarët në Luginë janë bashkuar dhe kanë fituar 3 deputetë.

Nga: E.M Më: 22 qershor 2020 Në ora: 12:22
Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri është shprehur që ndjehet i kënaqur që shqiptarët në Luginë janë bashkuar dhe kanë fituar 3 deputetë.

Mirëpo përtej kësaj, zëri i tyre nuk është se do të çojë shumë peshë në një parlament të dominuar plotësisht nga SNS e Vuçiqit i cili po e bllokon me vite integrimin e shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të tyre kolektive, të premtuar që nga viti 2001,u shpreh në facebook Ymeri.

Postimi i plotë në Facebook:

Lajm i mirë që shqiptarët në Luginë janë bashkuar dhe kanë fituar 3 deputetë. Mirëpo përtej kësaj, zëri i tyre nuk është se do të çojë shumë peshë në një parlament të dominuar plotësisht nga SNS e Vuçiqit i cili po e bllokon me vite integrimin e shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të tyre kolektive, të premtuar që nga viti 2001. Kjo përqindje e fituar nga Vuçiqi do ta rris edhe më shumë aspektin autoritar të qeverisjes së tij dhe do ta cenojë demokracinë. Në një situatë të tillë jodemokratike, ndikimi pozitiv i deputetëve shqiptarë (sikur i kujtdo tjetër) do të jetë gati se i pamundur.

Në anën tjetër, po dje, partia e Vuçiqit ka dalur e para në zgjedhjet lokale në Bujanocin me shumicë shqiptare, që mund ta bëjë atë faktor përcaktues në pushtetin lokal, duke e rrumbullakësuar kështu pushtetin e centralizuar e shtypës të Beogradit zyrtar edhe në nivel lokal, në komunat e Luginës së Preshevës, meqë partia e të gjithëpushtetshmit Vuçiq qeveris tashmë me Medvegjën dhe është përcaktuese në shumicën parlamentare në qeverisjen lokale të Preshevës.

Përfaqësimi bëhet i rëndësishëm atëherë kur shoqërohet me avansim të të drejtave e përmirësim të situatës socio-ekonomike.

Fitorja formale ka rrezik të shndërrohet në humbje reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat