Ambasada amerikane me mesazh për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Ambasada amerikane me mesazh për qytetarët e Kosovës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka përcjellur një mesazh drejtë qytetarëve për masat mbrojtëse lidhur me virusin COVID-19.

Nga kjo ambasadë u tha se të gjithë kemi parë numrin e rritur kohëve të fundit të rasteve me COVID-19, ku u shtua se si pasojë e kësaj është shtuar edhe barra në spitalet e Kosovës.

“Është një kujtesë që të  ndërmerren masat parandaluese kundër transmetimit të COVID-19, duke përfshirë përdorimin e mbulesave të fytyrës ose maska, duke mbajtur distancën e duhur sociale dhe larjen e duarve. Ne jemi me ju”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat