Deputeti i Vetëvendosjes i reagon ashpër Ministrisë se Shëndetësisë për mënyrën e testimit

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes i reagon ashpër Ministrisë se Shëndetësisë për mënyrën e testimit

Nga: A. J Më: 22 qershor 2020 Në ora: 13:46
Vetevendosje

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka përmes një postimi në facebook ka reaguar pas vendimit të Ministrisë se Shëndetësisë që mos të testohen gjitha kontaktet më persona pozitiv me koronavirus.

Uka ka thënë se Ministria e Shëndetësisë paska vendosur që të mos testojë për COVID 19 kontaktet e personave të infektuar. Tash, duan që të testojnë vetëm të hospitalizuarit në Klinikën Infektive dhe ata me simptoma të rënda.

Tash, prit, prit edhe pak, paska raste (sipas nënkryetarit të Gjilanit), që janë testuar me datën 19 dhe akoma nuk i dinë rezultatet.

Postimi i plotë:

Prit, prit pak.

Ministria e Shëndetësisë paska vendosur që të mos testojë për COVID 19 kontaktet e personave të infektuar. Tash, duan që të testojnë vetëm të hospitalizuarit në Klinikën Infektive dhe ata me simptoma të rënda.

Tash, prit, prit edhe pak, paska raste (sipas nënkryetarit të Gjilanit), që janë testuar me datën 19 dhe akoma nuk i dinë rezultatet?!

E tash, hajde kthehemi pak mbrapa.

Thanë që do të ketë testim në masë?!

Thanë që është rritur numri i testimeve?!

Thanë që do ta përdorin “inteligjencën pandemike”?!

E vërteta është kjo: është rritur vetëm numri i rasteve me COVID 19 dhe ankthi i qytetarëve.

Këta, jo vetëm që janë të padijshëm, por edhe mashtrues dhe gënjeshtarë.

Prandaj, të dashur qytetarë, po ju lutem dhe përgjërohem që të ndiqni rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe të respektoni masat, të mbani distancën, të përdorni maskat. Kjo papërgjegjësi e kësaj qeverie ilegale, duhet të jetë këmbanë për vetë-kujdes. Do të ia dalim vetëm me kujdesin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat