22 vjet burgim ndaj Darko Tasiq për krime lufte në Krushë të Vogël

Aktuale

22 vjet burgim ndaj Darko Tasiq për krime lufte në Krushë të Vogël

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Me 22 vjet burgim është dënuar Darko Tasiq, për krime lufte në Krushë të Vogël në Gjykatën Themelore të Prizreni.

Për këtë rast, para Gjykatës Themelore të Prizrenit qytetarë të Krushës së Vogël kanë protestuar duke kërkuar dënim sa më të lartë për të.

Pas shpalljes së aktgjykimit, ka pasur edhe përleshje në mes të protestuesve dhe zyrtarëve policorë, pasi këta të parët kërkonin dënim më të lartë për të akuzuarin Tasiq.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon atë edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat