U dënua serbi me 22 vite burgim për krime lufte, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së

Aktuale

U dënua serbi me 22 vite burgim për krime lufte, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së

Nga: A. J Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Hysni Gucati kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi u mor vendimi nga Gjykata Themelore në Prizren, për serbin Drko Tasiq, të dënohet me 22 vjet burg, i akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999, ka ardh reagimi i fuqishëm nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Postimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prizeren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykats Themelore në Prizeren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimeve mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare, Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat