Syla: Do të jemi zëri i atyre familjeve që përjetuan tmerrin nga kriminelët serbë

Aktuale

Syla: Do të jemi zëri i atyre familjeve që përjetuan tmerrin nga kriminelët serbë

Nga: E.R Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:29
Gazmend Syla

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla, ka shprehur keqardhje për familjarët e vrarë nga kriminelet serb, po ashtu ai ka shtuar se ky është një vendim qe nuk duket se do vendos drejtësinë për viktimat.

Ai ka thënë se kam stres, aty janë vra sa e sa trupa, janë vra vëllezërit e mi. 46 kushëri të mi janë vra. Unë këtë, nuk kam me harrue kurrë.

Postimi i tij në Facebook:

“...Kam stres, aty janë vra sa e sa trupa, janë vra vëllezërit e mi. 46 kushëri të mi janë vra. Unë këtë, nuk kam me harrue kurrë”...
Ky është veç një nga rrëfimet e trishtueshme të njërit prej dëshmitarëve, në gjyqin ndaj kriminelit serb të luftës Darko Tasiq.
Ky kriminel serb që vrau e dogji kufoma të pafajshme shqiptarësh në Krushë të Vogël, sot u dënua me 22 vjet burgim. Në krahasim me krimin e bërë, ky është një dënim që nuk duket se do vendos drejtësinë për viktimat.
Do të jemi zëri i atyre familjeve që përjetuan tmerrin nga kriminelet serbë. Të gjithë ata që kryen krime duhet të dënohen me dënim maksimal.
Do vazhdojmë edhe më tutje të kërkojmë drejtësi. Krimi i ditëve të 25, 26 dhe 27 marsit 1999, tmerri që përjetuan krushjanët, ende nuk ka marrë vendimin e duhur nga drejtësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat