Nga 70.57% vota të numëruara, Alternativa Demokratike Shqiptare ka dy mandate

Aktuale

Nga 70.57% vota të numëruara, Alternativa Demokratike Shqiptare ka dy mandate

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi sot se bazuar në 70.57 për qind të materialit zgjedhor të përpunuar, në zgjedhjet e djeshme parlamentare më së shumti vota ka marrë partia e presidentit Aleksandar Vuçiq, derisa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë 0.68 për qind të votave ose dy mandate.

Në zgjedhjet e djeshme votuan 2.122.773 qytetarë ose 50.32 për qind e elektoratit.

Drejtori i Byrosë së Statistikave Miladin Kovaceviq, tha se, sipas rezultateve të përkohshme zgjedhore, shtatë lista zgjedhore hyjnë në Parlamentin serb, katër prej të cilave janë pakica.

Partia Progresiste Serbe e Vuçiq ka marrë 61.59 për qind të votave ose 191 mandate, duke fituar kështu bindshëm në këto zgjedhje, 10.32 për qind votuan për koalicionin SPS-JS të ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq ose 32 mandate, SPAS i ish-sportistit Aleksandër Shapiq fitoi 3.64 për qind ose 11 mandate parlamentare.

Partitë e pakicave do të ulen gjithashtu në ulëset parlamentare: Aleanca e Hungarezëve Vojvodina me 10 deputetë, si dhe lista e Muamer Zukorliq, SDA Sanxhak me dy deputetë.

Partitë të cilat nuk kaluan pragun zgjedhor janë: SRS partia e radikalit serb Vojisllav Sheshel me 2.08 për qind, POKS 2.68, Serbia e Bashkuar Demokratike 0.93, Lëvizja Broom 2.15, Koalicioni rreth Serbisë së Shëndetshme 1.1, Zavetnici 1.43, Blloku popullor 0.27, PSG 1.52 , sovranistët 2.23, Lëvizja “1 prej 5 milionë” 0.62, koalicioni “Le të bien maskat” 0.23, Partia ruse 0.18, Koalicioni rreth LDP-së 0.31 dhe “Levijatan” me 0.69 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat