Familja e Haki Imerit paralajmëron publikimin e dokumenteve të rëndësishme...

Aktuale

Familja e Haki Imerit paralajmëron publikimin e dokumenteve të rëndësishme...

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2020 Në ora: 17:28
Haki Imeri

Familja e Haki Imeri, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ka paralajmëruar publikimin e dokumenteve të rëndësishme që pasqyrojnë një periudhë të rëndë të historisë.

Përmes një postimi në Facebook, thotë se personazhet e këtyre dokumenteve janë të njohura dhe veprimtaria e tyre del në shesh me fakte e prova.

Këto dokumente sipas familjes së Haki Imerit pasqyrojnë një periudhë të rëndësishme të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi.

Postimi i plotë:

Njoftojme opinionin se javen e ardhshme do te fillojme publikimin e dokumenteve te rendeshishme qe pasqyrojne nje periudhe te rende e vendimtare te historise sone, nen okupim dhe pas çlirimit.

Personazhet e ketyre dokumenteve jane te njohura dhe veprimtaria e tyre del ne shesh me fakte e prova, qe pasqyrojne nje periudhe shume te rendeshishme te perpjekjeve tona per liri dhe pavaresi...

Disa nga personazhet e ketyre publikimeve i takojne historise e ca te tjere, do te ballafaqohen me realitetin e dikurshem ne Gjykaten Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat