Deputeti i LVV-së “zbulon” paralajmërimin e Lutfi Hazirit: Kushdo që del kundër Thaçit, Mustafa e largon nga partia

Aktuale

Deputeti i LVV-së “zbulon” paralajmërimin e Lutfi Hazirit: Kushdo që del kundër Thaçit, Mustafa e largon nga partia

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2020 Në ora: 21:07
Lutfi Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka komentuar një deklaratë të Lutfi Hazirit i cili ka thënë se “Isa Mustafa e mbajti fjalën”.

Këtë deklaratë e ka thënë Haziri derisa ishte duke e komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja.

Bajqinovci, tutje pohon se, Haziri ka paralajmëruar LDK-në, se kushdo që del kundër Hashim Thaçit, atëherë Isa Mustafa detyrohet të mbajë fjalën e dhënë, që i bie largimi nga partia.

Postimi i plotë:

E tha bukur Lutfi Haziri. “Isa Mustafa e mbajti fjalën”.

Dmth Luta paralajmëroi se në LDK, kushdo që del kundër Hashim Thaçit, atëherë Isa Mustafa detyrohet të mbajë fjalën e dhënë: që i bie se përjashtohet nga partia.

Kjo sepse fjala e dhënë, duhet të mbahet, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat