Çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekonomike apo politike? Përgjigjet ambasadori amerikan

Aktuale

Çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekonomike apo politike? Përgjigjet ambasadori amerikan

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 22:18
Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e natyrës ekonomike dhe politike.

 Ai ka thënë se qytetarët duhet ta kuptojnë se përmirësimi i marrëdhënieve me shtetet fqinje do të jetë në dobinë e tyre.

“Prandaj kemi filluar gjatë muajve të fundit që të shohim projekte ekonomike shumë specifike që do të jenë në dobi të qytetarëve”.

“Kemi folur me komunitetin e biznesit të të dyja vendeve, kemi folur me qytetarët e zakonshëm, përsëri nuk dua që të hyjë në detaje në këtë çështje, sepse po presim se çka do të ndodhë të shtunën, por kur Kosova dhe Serbia nënshkruan letrën e qëllimit në Mynih, për aviacion, autostrada dhe hekurudha, ideja e këtyre marrëveshjeve ishte që të përmirësojë jetët e qytetarëve të zakonshëm”.

“Shumë qytetarë të Kosovës presin me orë të tëra në kufi me Serbinë, ne mendojmë se eliminimi i këtij problemi do të ndikojë në tregti dhe investime. Njerëzit pyesin përse kemi folur shumë për lidhjet ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe nuk është vetëm se shumë njerëz do të fluturojnë atje duke kursyer disa orë kohë, në vend se të vozisin”.

“Kjo do të ndodhë me kohë, veçanërisht me përmirësimin e marrëdhënieve të biznesit, por po ashtu, njerëzit në Prishtinë mund të fluturojnë për në Beograd dhe nga aty të udhëtojnë në vende të tjera të botës. Ky lloj i lidhjeve rajonale është i mirë për bizneset por edhe për qytetarët e zakonshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat