Kryeministri Hoti nesër raporton në Kuvend lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kryeministri Hoti nesër raporton në Kuvend lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 23:23
Avdullah Hoti

Kreu i qeverisë, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se më 25 qershor do të takohet në Bruksel me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen.

Ndërsa nga Brukseli do të udhëtoj për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Para këtij rrugëtimi, kryeministri Hoti nesër do të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut.

Ai para deputetëve do të flas në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat