Ambasadori Kosnett tregon deri kur do të qëndrojnë në Kosovë trupat ushtarake amerikane

Aktuale

Ambasadori Kosnett tregon deri kur do të qëndrojnë në Kosovë trupat ushtarake amerikane

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 08:35
Philip Kosnett

Është folur se SHBA-ja është duke e konsideruar tërheqjen e trupave prej misionit paqeruajtës të KFOR-it nga Kosova si pasojë e mosbashkëpunimit të Prishtinës.

Por, a është kjo diçka që konsiderohet të jetë në tavolinë – sipas ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett?

“SHBA-të janë gjithmonë të pranishme kudo me forcën e saj ushtarake. Ne e shohim këtë nga aspekti i sigurisë në gjithë botën dhe në vende të ndryshme. Në këtë kuptim, nuk besoj se dikush pret që KFOR-i do të ekzistojë përgjithmonë”.

“Nëse raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmirësohen, tensionet reduktohen, dhe nëse arrihet një armëpushim në rajon, atëherë do të kishte më pak arsye që KFOR-i të vazhdojë të jetë aty – dhe ky do të ishte një sukses kur të vijë ajo ditë”.

“Nuk dua të spekuloj se kur kjo ditë do të vijë, por prapëseprapë qytetarët e Kosovës, dhe në çdo shtet tjetër ku SHBA-të kanë vendosur këtë program, nuk duhet të supozojnë se SHBA-të nuk kanë për të thënë asgjë se si kjo funksionon, që e ardhmja e prezencës së trupave amerikane është një vendim që e merr qeveria amerikane, qoftë kur vendoset që trupat tonë të vazhdojnë shërbimin në Gjermani ose në Kore, apo kudo tjetër në botë. Kur e them këtë, dua të siguroj se KFOR-i është aty për një arsye, por që nuk do të jetë përgjithmonë”.

Kosnett në një intervistë ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se trupat amerikane janë në Kosovë për të ruajtur paqen, por nuk do të jenë përjetësisht këtu – si askund në botë.

“Trupat amerikanë të KFOR-it janë këtu për ruajtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në rajon. Ne nuk konsiderojmë se prezenca e trupave tonë do të jetë e përjetshme askund në botë”, ka deklaruar Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat