Vuçiq del haptas kundër Grenellit

Aktuale

Vuçiq del haptas kundër Grenellit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:04
Aleksandar Vucic, Grenell

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic siç duket nuk po e pëlqen shumë emisarin e SHBA’së, Richard Grenell, duke thënë se Serbia është më e përkushtuar për dialog nën përkujdesen e BE’së.

Kështu tha ai gjatë takimit që pati sot me emisarin e BE’së për dialog, Mirsolav Lajcak.

Vucici tha se i vlerëson përpjekjet e Grenellit, mirëpo se janë më të përkushtuar në dialogun e udhëhequr nga BE’ja.

“Faleminderit Lajçakut për vizitën. Kishim një takim shumë të mirë përgatitor. Serbia plotësisht e përkrah dialogun, i cili duhet të zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së. Pres që dialogu të vazhdojë në një afat sa më të shkurtër, ka mundësi qysh në korrik. I respektoj përpjekjet e Richard Grenellit për bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit, por për neve nuk ka asnjë dilemë dhe jemi të përkushtuar për dialog nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Vucic.

Ndryshe, Grenell ka ftuar për vizitë presidentët dhe kryeministrat nga Kosova e Serbia, më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa nga SHBA’ja dhe në Kosovë kjo po konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme, Serbia ka thënë se nuk pret shumë nga ky takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat