Aeroplani i Behgjet Pacollit niset për SHBA, këshilltari i tij tregon për çfarë po shkon atje

Aktuale

Aeroplani i Behgjet Pacollit niset për SHBA, këshilltari i tij tregon për çfarë po shkon atje

Nga: N.Sh. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 10:56
Behgjet Pacolli

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar edhe njëherë për aeroplanin e Behgjet Pacollit që është nisur për SHBA.

Më herët është keqkuptuar një postim i tij, ku u tha në media se me aeroplanin e Behgjet Pacollit po shkon delegacioni i Kosovës në Uashington në takimin e thirrur nga Richard Grenell.

Mirëpo, Murseli sqaron kësaj radhe se Pacolli po shkon për çështje të tjera atje.

“Për korrektësi: Postimi im i mëparshëm nuk ka asnjë lidhje me delegacionin për dialog të Qeverisë së Kosovës, prandaj nuk ishte edhe e cekur në postim, por me angazhimin personal të z. Behgjet Pacolli për Kosovën, aeroplanit i cili tani është nisur për në SHBA, për çështje tjera”, shkruan Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat