Grenell: Do të provojmë të ndërtojmë një zonë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Grenell: Do të provojmë të ndërtojmë një zonë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:20
Grenell

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell në një intervistë për televizionin amerikan, Newsmax ka folur për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Washington të shtunën e 27 qershorit dhe mundësinë e krijimit të një zone ekonomike mes dy shteteve.

Grenell ka thënë se kur ka diskutuar me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe Serbi ata kanë kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë”, ka thënë Grenell.

Ai ka përmendur marrëveshjet e arritura për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajore, duke shtuar se administrata Trump do të koncentrohet për të krijuar një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

“Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të koncentrohemi në situatën ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë”, ka thënë ai.

“Ne mendojmë që kjo është një ide shumë shumë e mirë, dhe mendojmë se nëse mundesh të krijosh vende pune në rajon, nëse ti mundesh të sjellësh kapitalizmin që i shtynë palët të pajtohen ekonomikisht dhe në tregti, atëherë çështjen politike do të jenë hap dytësor. Çështjen politike janë qartësisht përgjegjësi e Evropianëve”,  ka shtuar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat