Rexhepi i LDK-së – opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, hatri i qytetarëve të Gjilanit

Aktuale

Rexhepi i LDK-së – opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, hatri i qytetarëve të Gjilanit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:26
Fatmir Rexhepi

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi e ka marrë fjalen në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se si deputet ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare pavarësisht dallimeve partiake.

I njëjti ka kërkuar që edhe deputetët nga VV-ja dhe PDK-ja të veprojnë njëjtë, tash, kur për miratim në Kuvend kanë ardhur 5 marrëveshje tjera ndërkombëtare financiare.

Nëse për asgjë tjetër, sipas tij, kësaj here hatri i qytetarëve të Gjilanit.

“Une si deputet në të gjitha mandatet e mia, kame votuar cdo marrëveshje ndërkombëtare sepse kanë qenë me interes për temat, pavaresisht dallimeve politike. E bej nje lutje ndaj PDK-së e VV-së, që kesaj radhe të kenë mirëkuptim për qytetaret e Gjilanit dhe që pikën 5 qe ka të bëjë me trajtimin e ujërave të zeza, është me rendesi. Ka te bëjë me shendetin e 100 mijë qytetareve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat