Kuvendi shpërthen në të qeshura, pasi deputeti i LDK’së e quan të përgjegjshme Vjosa Osmanin

Aktuale

Kuvendi shpërthen në të qeshura, pasi deputeti i LDK’së e quan të përgjegjshme Vjosa Osmanin

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:46
Arben Gashi dhe Vjosa Osmani

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka lavdëruar kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin duke thënë se është e përgjegjshme. Kjo shkaktoi të qeshura të shumta në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë një diskutimi nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Memli Krasniqi, tha se subjekti tij politik nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare të iniçuara nga LDK pasi në të kaluarën Lidhja Demokratike e Kosovës kishte injoruar votimin e këtyre marrëveshjeve.

Arben Gashi në replikën e tij, përmendi kohën kur kryetari i kaluar i Kuvendit bënte fotografi në Kuvend për ta provokuar opozitën, ndërsa sipas tij Vjosa Osmani nuk e bën këtë sepse është e përgjegjshme.

“Kryetari i kaluar i Kuvendit bënte selfe, për ta provokuar opozitën – unë do ta kisha kritikaur edhe kolegen tonë, Vjosa Osmanin po ta bëntë këtë, por ajo nuk e bën sepse është e përgjegjshme”, tha Gashi.

Por, kjo lavdatë tre ditë pasi LDK kishte shkarkuar Osmanin nga pozitat drejtuese në parti ngjalli të qeshura në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat