Replika të ashpra mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt

Aktuale

Replika të ashpra mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:19
Vjosa Osmani

Disa replika të ashpra kanë ndodhur në mes të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Driton Selmanaj.

Përplasja ndodhi rreth disa nismave ligjore për pandeminë e coronavirusit.

Selmanaj në fjalimin e tij pohoi se Osmani mund të sjell nismat ligjore për pandeminë e coronavirusit dhe se do të ketë mendimin e Qeverisë për këto.

“Zonja kryetare me Kushtetutë keni të drejtë të sjellin nisma ligjore, nëse sillni për mendim keni të drejtë të merrni mendimin e Qeverisë”, tha Selmanaj.

Kjo bëri që të reagojë kryeparlamanetarja Osmani, ajo tha se nismat ligjore ka kohë që janë dërguar për opinionin qeveritar, por që këto nisma janë bllokuar.

“Unë sinqerisht nuk po u besoj veshëve se çfarë dëgjova, zv.kryeministri thotë sillni në qoftë së dëshironi me i inicu, sillni për opinion,  ka kohë që i kemi sjellë në qeveri për opinion, ka kohë që ky kuvend i ka inicu tri nisma legjislative, prej 25 marsi deri më 3 qershor i keni blloku ju që po thoni është i njëjti popull, po pra është i njëjti popull dhe unë ju kërkova që të sillni nismat që i ka inicu ky kuvend, mos i shikoni emrat”, deklaroi ajo.

Më tej, Osmani pohoi se nëse të tjerëve iu pengon emri i saj, mund ta largojnë por që nuk mund të thuhet se Kuvendi nuk i ka dërguar këto nisma ligjore.

“Mos thoni se nuk kemi bërë nisma, respektoje Gjykatën, mos e bllokoni më në Qeveri dhe le të jetë në vullnetin e deputetëve nëse duan ta votojnë, sepse është ligj kundër pandemisë dhe jo kundër teje”.

Pas kësaj, Selmanaj deklaroi se nismat ligjore i janë dërguar një Qeverie tjetër.

“Kur janë dërguar më 25 mars i janë dërguar një qeverie tjetër. Kjo është qeveri e re. Kishte akuza se kanë mbetur në sirtarë. Unë po ju them që në afatin kushtetues do të keni përgjigjen. Nuk mund të marrë për qeveri tjetër”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat