Sali Berisha ‘godet’ Baton Haxhiun, ja si e quan...

Aktuale

Sali Berisha ‘godet’ Baton Haxhiun, ja si e quan...

Nga: N.Sh. Më: 23 qershor 2020 Në ora: 14:41
Baton Haxhiu dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka kritikuar ashpër gazetarin Baton Haxhiun.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, thotë se Baton Haxhiu, të cilin e quan Stanishiqin e hoqi maskën.

Berisha e ka komentuar një deklaratë të Haxhiut i cili ka thënë se, edhe një marrëveshje e keqe me Serbinë është më e mirë se statusquo.

E Berisha e ka komentuar këtë, ku thekson se, sipas Haxhiut edhe kapitullimi dhe ndarja e Kosovës është më e mirë se sa statusqua.

Postimi i plotë i Berishës:

Heq masken Baton Stanishiqit!

“Cfaredo marreveshje qofte dhe e keqe eshte me e mire se statusquo”, deklaron ai!

Kesaj i thone edhe nje marreveshje kapitullimi dhe ndarja e Kosoves eshte me e mire se sa statusquo”

Lexoni me poshte deklaraten e argatit in chef Baton Stanishiq. sb

“Marrëdhënia Kosovë-Serbi ose ka një fund në shtator, ose një status quo, deri ku ne nuk e dimë. Çfarëdo marrëveshje, qoftë edhe e keqe, është më e mirë se status quo, ku 2 milionë njerëz në Kosovë nuk mund të dalin jashtë, kanë probleme serioze. Marrëveshja është njerëzore, humane, për arsye se një pjesë e njerëzve vuajnë shumë, një pjesë pak, kurse politikanët kanë privilegjin për të dalë jashtë”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat